Dy mjekë dhe një infermier janë arrestuar në Fier, pasi mjekuan Nuredin Dumanin i cili ishte plagosur me armë zjarri dhe nuk lajmëruan policinë.
Para policisë mjekët dhe infermierët kanë deklaruar se e kanë ndihmuar të plagosurin por nuk e dinin se për kë bëhej fjalë.
Janë arrestuar 2 infermierë dhe 1 mjek që kanë bërë edhe kurimin e Dumanit. Mjekët kanë shkuar në banesë. Në pamjet shikohet se plaga e tij është e mire mjekuar dhe mjekët janë vënë në pranga me akuzën e moskallëzimit të krimit në vend që ta denonconin në polici. Është dalur edhe një shtetase kosovare që ka shoqëruar atë në ditët në vijim si dhe disa që kanë rolin e ndërmjetësit mes mjekëve.