Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Bathore, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e tij dhe është përplasur me murin e banesës.
Si pasojë e përplasjes, fëmija 2 vjeç që gjendej në makinë ka mbetur i plagosur.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2022, në Bathore, shtetasi Z. D., duke drejtuar mjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga, dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.
Si pasojë është dëmtuar një i mitur 2-vjeçar (pasagjer), i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.