-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria jep lajmin e mirë për pensionistët dhe familjet në nevojë

Kryesoret

Në mbledhjen e sotme qeveria ka miratuar indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve me 3.3%.

Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj njoftoi lajmet e mira për pensionistët.

“Një nga masat që është parashikuar në këtë akt normativ që sapo kaluam indeksimi me 3.3% i pensioneve për të gjitha kategoritë e pensioneve dhe të plota e të pjesshme e të reduktuara të invaliditetit, pensionet në qytet, fshat, që jepen për ndiha të posaçme shtetërore të gjitha kategoritë e pensioneve jo vetëm pensionet por edhe indeksimi i shtesës.

Kjo ka kosto prej 3.3 miliardë lekësh ne buxhet. Ne këtë vit morëm një vendim ndryshe nisur nga rritja e çmimeve, vendosëm që për shportën e pensionistëve të bëjmë rritje me 3.3%”.

 Gjithashtu, ministrja tha se “janë 2500 lekë shtesa e shpenzimeve të një familjeje mesatare për një muaj që vjen si rezultat i rritjes së çmimeve të produkteve të shportës. Ne kemi menduar të japim 3 mijë lekë për 576 mijë persona për tre muaj me qëllim përballimin e kësaj situate”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit