Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, ka reaguar pas raportimeve se çmimi i naftës në Kosovë ka arritur në 1.69 euro.
Kurtishaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se edhe pse është rritur çmimi i naftës, çmimi i biletës së autobusit ka mbetur i njëjtë.
“Nafta 1.69 e çmimi i biletës së udhëtimit me autobus mbetet i njëjtë. Kjo ndodh vetëm në Kosovë e sektori i tranportit rrugor të udhëtimeve me autobusë gjithmonë më i dëmtuari dhe pa përkrahje. Një gjë është e sigurt që kemi hyrë në rrugë pa kthim drejt falimentimit final”, ka shtuar ai.