-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA planifikon t’i japë 500 milionë dollarë ndihmë direkte Ukrainës

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara planifikojnë të ofrojnë 500 milionë dollarë ndihmë direkte buxhetore për Qeverinë ukrainase në mes të pushtimit rus.

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, e bëri me dije lajmin gjatë një telefonate me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Në bisedë, Biden shqyrtoi gjithashtu sanksionet shtesë dhe ndihmën humanitare të shpallura javën e kaluar. Nga ana tjetër, Zelensky përditësoi presidentin amerikan për gjendjen e bisedimeve të Ukrainës me Rusinë.

Udhëheqësit diskutuan se si Shtetet e Bashkuara po punojnë për të përmbushur kërkesat kryesore të Ukrainës për ndihmë sigurie, si dhe rolin e Perëndimit për të ndihmuar ushtrinë ukrainase që të mbrojë vendin e saj.

Zelensky tha më parë se biseda me Biden zgjati një orë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit