-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Sapo unë u ngrita, Rama ia mbathi me vrap, ka nisur blerjen për Presidentin

Kryesoret

Në momentin që kryeministri Edi Rama mbaroi fjalën, Sali Berisha kërkoi për të replikuar, por drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ia dha Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi, i cili ia pasoi Jorida Tabakut.

Sali Berisha vrapoi jashtë për të folur për gazetarët. Ai nuk kishte kritika për kryetarin e grupit që i dha fjalën Tabakut, por tha se Felaj u frikësua dhe Edi Rama ia mbathi nga Kuvendi.

“Rama dërdëlliti një orë e ca dhe ia mbathi. Felaj e kuptoi që unë do ta demaskoja, ai iku dhe ajo nuk më dha fjalën dhe unë dola përpara jush për të shfrytëzuar fjalën.

Opozita sapo do të zgjidhet problemet do i presë biletën kësaj qeverie. Ideja jonë është bashkimi. Procesi i kapërcimit të pasoja në bazë po ecën shumë mirë” tha ai.

I pyetur për nisjen e procesit për zgjedhjen e presidentit nga shumica socialiste, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën.

“Kanë nisur punën për të blerë deputetë, do të dështojnë me turp. Po nuk njohën grupin dhe vazhduan praktikën e blerjes do të dështojnë me turp të madh” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit