Edhe pse nuk e kishte një ftesë për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PD këtë të enjte, Sali Berisha u ul në pranë Alibeajt, që e kundërshtoi vazhdimisht praninë e tij në mbledhje.
Megjithatë, në këtë mbledhje grupi mungojnë edhe 11 deputetë të PD. Mësohet se mungesat e mëdha janë ato të Lulzim Bashës, Grida Dumës.
Pjesë nga debati brenda mbledhjes së grupit të PD-së
Enkelejd Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.
Sali Berisha: Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, vendimi i Lulzim Bashës është anti-statutor, jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimmarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.
Të pranishëm
1.Luan Baci
2.Edmond Spaho
3.Tritan shehu
4.Flamur Noka
5.Bledian nallbani
6.Selaudin jakupllari
7.Kasteiot Piroli
8.Belind kellici
9.Sorina Koti
10.Ervin Salianji
11.Dhurata Cupi
12.Arbi Agalliu
13.Luciano Boci
14.Edi Paloka
15.Isuf cela
16.Dashnor Sula
17.Gerta bardeli
18.Xhelal Mziu
19.Enkelejd Alibeaj
20.Flamur Hoxha
21.Agron Shehaj
22.Lefter Geshtenja
23.Tomor Alizoti
24.Helidon Bushati
25.Gazment Bardhi
26.Zef Hila
27.Ramadal Lika
28.Albana Vokshi
29.Eralda Tase
30.Oerdi Bylykbashi
31.Bujar Leskaj
32.Andia Ulliri
33.Lindita metaliaj
34.Sali berisha
35.Sajmir Korreshi
36.Ina Zhupa
37.Emilia Koliqi
38. Jorida Tabaku
39. Elda Hoti
40. Merita Bakiu
41. Fatjon Veizaj
Mungojnë
1. Lulzim Basha
2. Ferdinand Xhaferaj
3. Flutura Acka
4. Grida Duma
5. Ilda Dhori
6. Kasem Mahmutaj
7. Kreshni Collaku
8. Oriola Pampuri
9. Zheni Gjergji
10. Agron Gjekmarkaj
11. Alfred Rrushaj