Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka deklaruar ka thënë se synon të zhvillojë një takim mes presidentit ukrainas Vladimir Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin në të ardhmen e afërt.
Lajmin e bën të ditur agjencia turke e lajmeve Anadolu.
“Erdogan synon të zhvillojë bisediMediat ruse thonë se Erdogan ka në plan të flasë me Putin-in dhe Zelensky-n këtë javë.
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Putin-it, Dmitry Peskov tha se një takim midis Zelensky dhe Putin është i mundur pas tekstit të plotë të marrëveshjes midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Ne e kemi thënë edhe më parë se samitit duhet t’i paraprijë finalizimi i tekstit të marrëveshjes, miratimi dhe nënshkrimi i këtij teksti nga zyrtarë të lartë. Dhe vetëm atëherë mund të flasim për samitin”, shtoi Peskov.
“Ai shtoi se qëllimi përfundimtar është t’i bashkojë ata”, shkruan gazeta turke.