Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot ka ditën e dytë të takimeve në Hagë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që janë në procese gjyqësore në kuadër të Speciales.
Haxhiu këtë të enjte do të ketë dy takime, njërin me ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqi dhe tjetrin me ish-nënkryetarin e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Ministrja Haxhiu dje ka takuar ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ish-kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe ish-eprorin e UÇK-së, Pjetër Shala.
Për t’u takuar me ministren Haxhiu refuzuan ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, si dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.