-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I drejtoj automatikun, gruaje e dërgon pas hekurave

Kryesoret

Një tjetër tentativë për krim në familje është regjistruar në Elbasan, 44-vjeçari i ka drejtuar automatikun dhe e ka kërcënuar për jetën.

Luan Pjetri është arrestuar nga policia pas kallëzimit që ka bërë bashkëshortja e tij, sipas të dhënave mësohet se ai ka ushtruar disa herë dhunë mbi të dhe kërcënimi me armë ishte kulmi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga 44-vjeçari që ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanosi atë me armë zjarri. Sekuestrohet një armë zjarri automatik. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja M. P. se bashkëshorti i saj e dhunonte dhe e kishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar. Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë është bërë i mundur parandalimi i ngjarjes së mundshme kriminale në familje, pasi ky shtetas e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe e ka kanosur atë se do ta vriste me armë zjarri. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit L. P., 44 vjeç, banues në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit