-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

NATO: Rusia po ripozicionohet, nuk po zvogëlohet

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se Rusia nuk po zvogëlon operacionet e saj ushtarake në Ukrainë, por është duke ripozicionuar forcat në rajonin lindor të Donbasit.

Gjatë bisedimeve në Stamboll, Rusia tha se do të reduktonte operacionet pranë Kievit dhe Çernihiv për të “rritur besimin e ndërsjellë dhe për të krijuar kushte për negociata të mëtejshme”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe Perëndimi ishin skeptikë rreth premtimit rus.

“Sipas inteligjencës sonë, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupohet, të rifurnizohet dhe të përforcojë ofensivën e saj në rajonin e Donbasit”, tha Stoltenberg.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit