Në datë 6 prill në orën 17:00 Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë. Takimi do të zhvillohet online dhe vjen vetëm tre ditë përpara mbajtjes së Kongresit të socialistëve.
Në asamble pritet që të diskutohet për përgatitjen e partisë për zgjedhjet e ardhshme lokale, por në media është folur edhe për ndryshime në qeveri, të cilat Edi Rama i mohoi duke qetësuar ministrat.
Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:
1.Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022,ora 11.oo, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
2.Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
3.Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
4.Prezantimi i Statutit të ritë partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.