-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet Spaho, Gjiknuri tallet me PD-në, Felaj ndërpret seancën: Po iki të takoj anglezët

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri sulmoi opozitën nga foltorja e Kuvendit pasi kjo e fundit akuzon qeverinë për krizën e çmimeve. “Jo e keqe të vjen për keq. Kjo krizë që erdhi këtu, zoti Dule e krahasoi krizën me një tsunam, më pëlqeu. Ishte tsunam ndërkombëtar.

Bashibuzukët opozitarë të shpartalluar pas një krize politike të vetmin konsensus që kanë është sulmi kundër qeverisë. Kur ju sheh ju, thotë o mos o Zot, më mirë të rrijë Rama. Ju nuk mbani dot gjallë organizatën tuaj jo të drejtoni një shtet” tha ai.

Pas fjalës së tij, drejtuesja e Kuvendit, Ermonela Felaj ndërpreu seancën me argumentin se do të takojë një grup deputetësh nga Anglia, duke mos e lejuar që diskutimi që vazhdojë dhe drejtimin e seancës ta merrte n/kryetari nga radhët e demokratëve.

“Më duhet t’ju njoftoj se do të ndërpres seancën, kohën do ta shfrytëzojmë për votimin. Arsya e ndërprerjes lidhet se një grup deputetësh anglezë kishin të planifikuar një takim me kryetaren e Kuvendit, në pamundësi të asaj do të më duhet t’i mirëpres unë.

Ndërpritet seanca. Rikthehemi në orën 16:50” njoftoi ajo duke sjellë irritimin e demokratëve. Ndërkohë që kandidatura e PD-së për në këshillin mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë, Mateo Spaho është rrëzuar te komisioni i Ekonomisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit