-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

S’ka më vaksinim me detyrim, Greqi heq dhe gjobat

Kryesoret

Ministri i Shëndetësisë Thanos Plevris ka bërë me dije se vaksinimi i detyrueshëm ndaj COVID-19 për persona mbi 60 vjeç është pezulluar.

Po ashtu gjobat për personat e pa vaksinuar janë hequr, pasi dhe situata nëpër spitale është stabilizuar.

Gjobitja e qytetarëve u vendos para disa muajsh sepse kjo kategori po mbingarkonte Sistemin Kombëtar të Shëndetësisë, për shkak të numrit të lartë të të infektuarve të kësaj moshe.

Ministri Plevris tha se dikasteri i tij po shqyrton mënyra për të motivuar njerëzit mbi 60 vjeç që të vaksinohen.

Ai përsëriti gjithashtu se të gjitha masat në fuqi për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të rishikohen në kohën e duhur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit