Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, doli në një konferencë për mediat këtë të premte duke akuzuar SPAK se ka zvarritur hetimet për aferën e inceneratorëve.
Ai tha se SPAK ka thelluar edhe më tej këtë skandal, ndërsa pronarët e inceneratorëve në arrati vijojnë të paguhen.
Drejtësia me regji, e cila prej një viti zvarrit qëllimisht këtë çështje, ka bërë që prej një vitit të paguhet inceneratori i terrorit. Në vend që të zbardhë të vërtetën, SPAK thellon edhe më tej skandalin. Pronarët e inceneratorëve në arrati vazhdojnë të paguhen.