Nga Anila Hoxha
A thuhet gezuar diten e genjeshtrave?
Sërisht që në krye të herës dëshiroj të përsëris se ky nuk është një shkrim për të mbështetur kolegët që raportuan ditën e kaluar për cëshjen “Bllako” dhe që më pas përmes një njoftimi mbi lajmet e rreme u sulmuan në mënyrë tinzare nga policia. Ky është një shkrim për të treguar se si Policia ( jo zëdhënësit ) I fsheh ngjarjet dhe I tregon zyrtarisht të gjymtuara duke dhënë në këtë mënyrë informacione të rreme dhe kjo ndodhi brenda të njëjtës ditë kur besoj se zyrtarët e saj duhet të jenë ndjerë përplot arritje që ua punuan paq atyre kolegëve që raportuan të corientuar për Bllakon. Ca se u arratis, ca se u dorëzua, ca se ishte arresuar ish deputeti Alqi Bllako
Le të gjejmë ku pikon catia….
Nje ngjarje e ndodhur së fundmi, njoftuar zyrtarisht nga polica lidhet me arrestimin e K.V 17 vjec dhe M.A 20 vjec ,tregon se ata u ndoqën nga patrullat , forcat Shqiponja dhe oficerët e krimeve , sepse nuk ju bindën urdhërit policor . Zyrtarisht policia e përshkruan kështu nisjen e aksionit “”rreth orës 23.00 në sallën operative ka ardhur një telefonatë për një automjet në të cilin dyshohej se ndodheshin persona që kryenin vjedhje dhe armë zjarri me vete”’
Informim I rremë zyrtar!!!!! Jo për faj të zëdhënësit, por sepse sepse shefat preferojnë ti fshehin e tjetërsojnë realitetet e ndodhura
E VËRTETA, cfarë thotë fashikulli I shkruar gërmë për gërmë dhe bazuar në dëshminë e oficerit është se nuk ka patur telefonatë sinjalizuese
E VËRTETA dëshmuar nga oficeri I policisë së komisariatit numër 6 me inicialet J. XH është kjo- më datë 31 së bashku me kolegun e seksionit për krimet në komisariat E. A. kemi qenë me një automjet privat me targa… duke patrulluar në zonë , pasi një natë më parë kemi pasur vjedhje në zonë dhe për këtë është hartuar plan masash. Së bashku me ne , por në makinë tjetër kanë qenë edhe tre agjentë të policisë kriminale. Në vendin Kashar, ura e Limuthit kemi konstatuar me shpejtësi një automjet Mercedez Benz. Automjetit iu bë shenjë të ndalojë dhe duke qenë se nuk ëshë bindur sinjaleve të bëra me drita , jemi vënë në ndjekje në distancë të këtij automjeti”
E pavërteta numër 2. Në informimin e detyruar që policia dhe theksoj nuk është faj i zëdhënësve , por shefave që përpiqen ti fshehin ngjarjet tregohet se gjatë ndjekjes “mjeti është përplasur e shërbimet e policisë kriminale , pa shkaktuar dëmtime të punonjësve që ndodheshin në mjet”
E VERTETA numër 2, sipas akteve të dosjes
“Ndjekja ka vazhuar deri në bulevardin e Kasharit, ku ndjekjes I është bashkuar edhe forca Shqiponja, mjeti I pesonave po lëvizste në sens të kundërt dhe është future në drejtim të kompleksit ‘…”’ ku automjeti I forcave Shqiponja e ka patur të pamundur ndjekjen për shkak të rrugës së keqe. Ndjekjen e kanë vazhduar shërbimet e krimeve që ishin me automjetin privat të tyre’’
E pavërteta numër 3. Këtu policia nuk tregon dhe fsheh vazhdimin e ngjarjes. .. SEPSE e pavërtetë është të mos thuash se një polici ju shkrep arma
E VERTETA numër 3- të shqetësuar dhe të rrezikuar për jetën në fakt dhe duke mos e braktisur detyrën dy punonjësit e krimeve vazhdojnë ndjekjen . Fashikulli shpjegon “ duke parë manovrat e rrezikshme të automjetit në rrugë , faktin që nuk u bindej urdhërave u krijua dyshimi I arsyeshëm për rrezikshmërinë e personave , në këto kushte polici ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka mbajtur në dorë. Si pasojë automjetet janë goditur dhe arma ka realizuar qitje të pavullnetshme”
Për fat të mirë dy të dyshuarit që që kishin marrë makinën me qera nuk u plagosën. Për fat të mirë as oficerët në detyrë.
Dhe e katërta e rreme
‘më pas personat që ishin në mjet kanë braktisur mjetin dhe janë larguar duke përfituar nga errësira”
E VERTETA : më pas automjeti që po ndiqnim mbasi na përplasi ka vazhduar përsëri lëvizjen , ndërsa lëvizja e automjetit tonë u bë e pamundur për shkak të përplasjes- deshmon njeri nga oficerër që ju rrezikua jeten”
Ekspertët thonë ne fashikull: automjeti u gjet I I braktisur pranë lokalit ‘H..’në rrugën Teodor Keko
Pra larg flagrances …
Gezuar te dashur miq te policise. Një e pavërtetë policore nuk quhet dezinformim , por dicka tjetër…