Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar për arrestimin e ish-deputetit Alqi Bllako. Në një prononcim për mediat nga Vlora, Manja i është shmangur pyetjes mbi shtimin e rasteve të arrestimeve nga anëtarët e PS-së.
Manja tha se mazhoranca e sotme ka krijuar reformën në drejtësi e cila po jep rezultat. Sipas tij, reformën në drejtësi duhet ta lëmë të bëjë punën e saj dhe në rastin e Alqi Bllakos.
“Partia Socialiste, kjo mazhorancë, ishte pikërisht kjo arsyeja që ndërmorëm një nga reformat më të rëndësishme në këto 30 vite siç është reforma në sistemin e drejtësisë. Tashmë që drejtësia është në veprim, ta lëmë të bëjë punën e vetë. Çështjet e drejtësisë janë të drejtësisë, ne jemi mandatuar të qeverisim” – tha Manja.









