Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sonte se ka dëgjuar nga rrethi i ngushtë i Lulzim Bashës, që ka thënë se është kandidat për President. Por cfarë do të bënte ai? Lideri historik i së djathtës tha se kjo do të faktonte denoncimet e tij për lidhjen mes Ramës dhe Bashës.
“Ta vendosë që nesër, fakton atë që kam deklaruar unë. Nuk e kam dëgjuar nga Rama, por e ka thënë vetë Basha, që jam kandidat për President. E kam dëgjuar nga rrethi i tij. Kjo fakton atë që u kam thënë shqiptarëve për lidhjen e tyre” tha ai.