Kryetarja e komisionit hetimor për inceneratorët, Jorida Tabaku deklaron se po përgatit një tjetër kallëzim penal në SPAK për funksionarët e lartë të shtetit.
“Partia Demokratike ka faktuar tashmë përgjegjësinë ligjore dhe penale të kryebashkiakut Subashi, sekretarit të Qeverisë Agaçi, ministrit Ahmetaj dhe kryeministrit Rama në procedurat e shpronësimit të tokës për inceneratorin e Fierit.
Megjithatë, ne vijim edhe të fakteve të reja të bëra publike, ekspertet ligjorë të Partisë Demokratike po përgatisin një shtesë kallëzimi penal, ku analizohen në mënyrë të detajuar përgjegjësitë e Ramës, Ahmetaj, Agaçit dhe Subashit.
Afera e inceneratorëve nuk mund të mbyllet me ish-ministrin Koka dhe ish-deputetin Bllako, ata ishin hallkat e fundit të një zinxhiri të lartë politikanësh të lartë, që fillonin nga zyra e kryeministrit dhe vijonin në zyrat e ministrive deri në bashkinë Fier.
Dëshmia e Administratorit në Komisionin Hetimor tregoi se 23 mln euro për punë të papaguara askush nuk e di si janë realizuar! Janë 3 inceneratorë. 1 Grup i Strukturuar Kriminal dhe 430 mln euro” shkruan Tabaku.
Në orët e para të ditës së sotme u vendos në pranga ish-deputeti Alqi Bllako, ndërsa dy ditë më parë një grup zyrtarësh të lartë, mes tyre tre drejtorë në lidhje me procedurat e ndjekura për inceneratorin e Fierit.