-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Lezhjani që plagosi zyrtarin e bashkisë dhe vendi ku u fsheh, mister kush e qëlloi

Kryesoret

Altin Marku rreth orës 19:15 të mbrëmjes së sotme ka mbërritur në spitalin e Traumës në Tiranë ku po merr mjekim, pasi ka një plagë plumbi në krah.

Ai u arrestua pasdite në një shtëpi në fshatin Kallmet pas plagosjes së administratorit të njësisë Besnik Simoni, i cili gjithashtu ndodhet në spitalin e Traumës

. Simoni mori tre plumba. “5pyetjet.al” ka siguruar foton e autorit, Altin Marku dhe vendit ku u fsheh në Kallmet për rreth 4 orë përpara se të arrestohej nga policia.

Vendi ku u fsheh Altin Marku

Por si nisi sherri?

Marku mesditën e sotme i shkoi në zyrë Simonit për të sqaruar një sherr të vjetër, por pas debatit që ishte i fortë u largua dhe i bëri pritë rreth 1 km nga godina duke qëlluar ndaj tij teksa po largohej në një makinë.

Besnik Simonin e kapën tre plumba. Personin tjetër që ishte në makinë me Simonin nuk e kapi asnjë plumb, por mbetet për t’u sqaruar se kush iu përgjigj me armë autorit.

Ai ka deklaruar se ishte Besnik Simoni që qëlloi i pari dhe më pas reagoi duke u kundërpërgjigjur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit