-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata e “lidhi” pas krevatit në spital, avokati: Dumani heshti, është sëmurë

Kryesoret

Vrasësit Nuredin Dumani mesditën e sotme i është komunikuar masa e sigurisë arrest me burg në spitalin e Traumës që ndodhet i shtruar në Tiranë. Prokurori Kreshnik Ajazi dhe gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu i komunikuan akuzat dhe masën e sigurisë. Dumani heshti. Avokati i tij, Armand Tragaj u shpreh për mediat se klienti i tij Nuredin Dumani ka zgjedhur të flasë sepse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Ne si palë mbrojtëse nuk e kuptojmë këtë qëndrim të prokurorisë. Sot ishte masa për akuzën vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë, nesër do të jetë një masë tjetër për Bujar Çelën. Sot ishte masa për ngjarjen e Durrësit. Dumani nuk është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk është mirë të flasë.

Nuk di se kush e ka bërë atentatin, janë sekrete hetimore. Prokuroria pretendon se ka dijeni, por ne nuk e besojmë. Klienti nuk ka pas për qëllim për të kryer vepër penale, por lëvizte i armatosur për shkak të problematikave që ka dhe kjo nuk është më sekret.  Ai sot ka akuza për dy ngjarje të Durrësit dhe dy ngjarje të Elbasanit, përfshirë dhe këtë për të cilën është arrestuar, ku mbeti dhe vet i plagosur. Akuza të tjera zyrtare nuk ka” tha ai.

Dibrani akuzohet për përplasjen me armë zjarri në Cërrik, ku dyshohet se u nis për të ekzekutuar ish-mikun e tij Talo Çela, por ra në pritë. Ai u kap disa orë më pas në një pallat në Fier, ku ishte mjekuar në fshehtësi, pasi një nga plumbat e kapi në kurriz. Bashkë me të u arrestuan e dashura, një person që e shoqëronte dhe tre mjekët.

Kush është Nuredin Dumani?

Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri. I akuzuar për një seri ngjarjesh kriminale, dyshohet se ai është i implikuar në disa vrasje. Dikur mik dhe krahu i djathtë i Talo Çelës, sot Nuredin Dumani është armik i përbetuar i tij. Fillimisht emri i tij u skedua nga policia për prostitucion, por më pas miqësia me Talo Çelën e implikoi atë në disa prej ngjarjeve më të bujshme kriminale.

Dumani së bashku me Çelën në 28 prill 2020 dyshohet se urdhëruan ekzekutimin e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia tek parku i tregut të makinave në Durrësit. Emri i tyre si urdhërues doli nga dëshmia e një prej autorëve të vrasjes së vëllezërve Haxhia. Me statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Klevis Alla në atë kohë deklaroi se dyshja Dumani e Çela ishin urdhërues dhe të ekzekutimit të Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës në mars të vitit 2020.

Por kush ishte shkaku i prishjes së miqësisë mes tyre?

Gjithçka dyshohet se erdhi pas grabitjes spektakolare në prill të 2019 ku ne pistën e Rinasit arritën të merrnin 4.6 milionë euro. Pikërisht kjo shumë e konsiderueshme dyshohet se u bë shkak i përplasjes që prodhoi jo pak viktima. Në korrik të vitit 2020-të Dumani do të përfshihej në një tjetër krim, ku do të ekzekutonte Emiljano Ramazanin, mik i Talo Çelës. Për këtë ngjarje Dumani do të ndihmohej nga miku i tij Klevis Kapllani. Megjithatë kjo miqësi nuk do zgjaste shumë pasi  në 15 shtator të vitit 2020-të Klevis Kapllani vritet vetëm 200 metra larg banesës së tij. Edhe për këtë ngjarje, u akuzua dhe u shpall në kërkim Nuredin Dumani.

Dhjetëra operacione të policisë do dështonin për arrestimin e Dumanit, i cili nuk humbi kohë dhe dy ditë më vonë i jep një goditje të fortë ish mikut të tij Talo Çela kur më 17 shtator vret vëllain e tij Bujarin. Ky i fundit punonte si taksist në të zezë. Këto vrasje Dumani dyshohet se i bëri i ndihmuar dhe nga Erion Alibej, një emër i njohur i botës krimit në Elbasan. Alibej kontaktoi Dumanin pasi të dy ata i bashkonte hasmëria me Talo Çelën. Konflikti me këtë të fundit dyshohet se ka ardhur pasi Talo Çela dyshohet si një nga autorët e vrasjes së vëllait të Erion Alibejt, Endritit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit