-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Helikopterët ukrainas sulmuan në territorin rus, reagon Kremlini

Kryesoret

Kremlini konfirmoi këtë të premte se një sulm nga ushtria e Ukrainës ka shkatërruar një depo nafte në qytetin rus, Belgorod.

Sipas Kremlinit, sulmi nuk krijon kushte të përshtatshme për të vazhduar bisedimet për paqe, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale është parë zjarri afër disa blloqeve të ndërtesave, rreth 40 kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Guvernatori lokal, Vyacheslav Gladkov, ka thënë se “ka pasur zjarr në një depo të naftës për shkak të sulmit ajror të kryer nga dy helikopterë ushtarakë ukrainas”.

“Askush nuk është vrarë”, ka thënë ai. Pretendimet e guvernatorit Gladkov nuk janë konfirmuar nga zyrtarët ukrainas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit