Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), Hysen Sogojeva, ka kërkuar heqjen e 18 për qind të TVSh-së pasi sipas tij, kjo po i dëmton rëndë bizneset.
Ai në një intervistë ka shtuar se situata e ekonomike në Kosovë dhe lufta në Ukrainë po e vështirësojnë funksionimin e bizneseve.
“Ne edhe më herët kemi kërkuar që TVSh-ja edhe në kohën reale të hiqet. Kërkojmë që TVSh-ja të hiqet sepse ende jemi në kohë të pandemisë”.
Përveç heqjes së TVSh-së Sogojeva ka kërkuar të hiqet edhe akciza e naftës krejt kjo për shkak të funksionimit më të mirë të bizneseve.