-sidi education-spot_img
18.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj për 77 vjetorin e themelimit të NATO-s: FSK e gatshme të bëhet pjesë e aleancës!

Kryesoret

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka shkruar për 77 vjetorin e themelimit të NATO’s, duke thënë se populli i Kosovës, është përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.

Haradinaj shprehet se ushtria e Kosovës, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e NATO-s.

Postimi i Haradinjt

Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, NATO, sot shënon 77-vjetorin e themelimit.
Populli i Kosovës i mbetet përjetësisht mirënjohës për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe.
Ushtria jonë, e ndërtuar sipas standardeve të NATO-s, është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve, në shërbim të paqes dhe sigurisë.
Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit