-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria i heq 12 mln lekë arsimit të lartë

Kryesoret

Në mbledhjen e fundit, këshilli i ministrave vendosi që me propozim të ministrit përkatës, Evis Kushit të bëjë një rishpërndarje fondesh në ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Konkretisht, në buxhetin e vitit 2022 i janë hequr mbi 12 milionë lekë arsimit të lartë dhe kanë kaluar për zhvillimin e sportit.

VENDIMI

Nr. 193 datë 30.3.2022

PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës; të nenit 44, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe të nenit 17, të ligjit nr. 115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Në buxhetin e vitit 2022, miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të bëhet rishpërndarje e fondeve ndërmjet programeve buxhetore, si më poshtë vijon:

a) Në programin buxhetor “Arsimi i lartë” 09450, të pakësohet fondi prej 12 254 700 (dymbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”;

b) Në programin “Për zhvillimin e sportit” 08140, të shtohet fondi në shumën prej 12 254 700 (dymbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”.

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit