“5pyetjet.al” ka siguruar pamjet e momentit kur kreu i njësisë administrative Kallmet në Lezhë, Besnik Simoni është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore të specializuar, pasi u qëllua me tre plumba nga Altin Marku pas një sherri në zyrë.
Një burim nga grupi hetimor tha se sherri mes tyre ka nisur disa muaj më parë dhe sot Marku ishte ngjitur në zyrë për sqarim, por situata ishte agravuar.
Autori ka zbritur nga zyra e kryetarit dhe i ka bërë pritë në rrugë.
Në momentin që Besnik Simoni ishte duke udhëtuar së bashku me një tjetër person në makinë, Marku hapi zjarri duke e lënë të plagosur.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Lezhës, Simoni u transportua në spitalin e Traumës.
Policia lokale e ndihmuar nga FNSH dhe RENEA janë vendosur në kërkim të autorit të plagosjes.