Zbulohen detaje të reja nga arrestimi i drejtorit të shkollës 9-vjeçare në Lushnje, që akuzohet se ngacmoi seksualisht një nxënëse.
Rrahman Çela 55-vjeç do të përballet me akuzën e ngacmimit seksual.
Paraprakisht nga dëshmia e vajzës që bëri denoncimin mësohet se drejtori i shkollës, i cili i jepte edhe mësimin e një lënde, e ngacmonte nxënësen duke i thënë “sa bukur je veshur sot”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.