Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare në Prishtinë është grabitur mëngjesin e sotëm, raporton Express.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas saj, dyshohet se grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona.
“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti,