Burimet bëjnë me dije se ka pasur një ndjekje nga policia të makinës tip ML që po lëvizte në autostradë ku dhe ka pasur të shtëna me armë.
Ndjekja ka vijuar deri në “Astir” Tirane ku mesaduket personat në kërkim kanë braktisur makinën dhe janë larguar me vrap në drejtim të paditur duke përfituar dhe nga errësira.
Për më shumë se një orë policia mësyu Astirin në kërkim të personave në makinë që mendohet që kanë qenë dy, një i mitur dhe një tjetër në moshë madhore.
Në pjesën e pasme të makinës që mendohet se ka qenë e autorëve duket dhe shenja e plumbit dhe xhami i pasëm është i thyer.
Policia ka ushtruar kontrolle në servise dhe në lokalet e zonës.