FIFA ka publikuar këtë të premte këngën zyrtare të Kupës së Botës Katar 2022, pikërisht në të njëjtën ditë kur do të hidhet shorti.
Kënga “Hayya Hayya (Better Together)” përfshin Trinidad Cardona, Davido dhe Aisha, dhe me siguri do të jetë një hit në të gjithë globin.
Është hera e parë që kolona zanore e turneut do të shfaqë një koleksion me shumë këngë, me artistë ndërkombëtarë që shfaqin zhanre të ndryshme muzikore që përfshijnë botën, duke vendosur tonin për një festë vërtet globale.
Hayya Hayya (Better Together) is the first single of the multi-song #FIFAWorldCup Qatar 2022™ Official Soundtrack 🎶
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) April 1, 2022