Florian Marku, boksieri shqiptar, ka arritur të marrë fitoren e tij të 11 në 12 ndeshje në karrierë, teksa ka mposhtur boksierin britanik Chris Jenkins.
Marku e mbylli ndeshjen në raundin e katërt edhe pse kishte hasur vështirësi një raund më herët.
Raundi i parë ishte thuajse i barabartë, po ashtu edhe i dyti, ndërsa në raundin e tretë, Florian Marku pësoi një çarje mbi vetull, por vetëm kaq.
Ai u rikthye në raundin e katërt me energji të reja, duke goditur vazhdimisht kundërshtarin e tij, gjë që bëri që arbitri të ndalonte garën dhe t’i jepte fitoren shqiptarit të pathyeshëm, Florian Marku.