Në një klimë të tensionuar në Lindjen e Mesme, udhëheqësit perëndimorë dërgojnë një mesazh të qartë: Irani nuk duhet të lejohet të zhvillojë armë bërthamore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Donald Trump në krye dhe zëvendëspresidentin JD Vance, kanë siguruar mbështetjen e aleatëve kryesorë ndërkombëtarë në përpjekjen për të frenuar ambiciet bërthamore të Teheranit.
Kryeministri britanik, Keir Starmer, nënvizoi nevojën për ndalim të përshkallëzimit dhe rikthim të Iranit në rrugën e paqes. Ndërsa ministri i Jashtëm francez, Jean-Barrot, theksoi se Irani nuk është partner i besueshëm për armët bërthamore dhe mbështeti qartë SHBA-në.
Gjermania, përmes zëdhënësit Stefan Kornelius, dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkuan një zgjidhje diplomatike të koordinuar. Kanadaja dhe Japonia u bashkuan në thirrjen për ulje të tensioneve, por edhe në paralajmërimin se ambiciet bërthamore iraniane nuk do të tolerohen.
Në këtë moment delikat, Perëndimi flet me një zë të vetëm: Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, duke rritur kështu presionin mbi Teheranin për të ndalur programin e tij bërthamor.