-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emrat/ U arrestuan në një “shtëpi bari” me vlerë 400 mijë £, gjykata shpall të pafajshëm 2 shqiptarët

Kryesoret

Dy shqiptarë të cilët ishin arrestuar rreth një viti më parë në një “shtëpi bari” në Skoci,me vlerë 400 mijë paund janë liruar nga burgu pasi gjykata i shpalli të pafajshëm.

Mësohet se bëhet fjalë për dy shqiptarët Alfred Dimon dhe Julien Beqaj, të cilët policia i gjeti të mbyllur në një godinë ku ishin kultivuar 1 400 rrënjë kanabis.

Pas arrestimit, ata deklaruan se ishin detyruar të punonin. Por pavarësisht kësaj, gjykata vendosi t’i lërë në burg ku qëndruan për rreth 10 muaj.

Dimo, 43 vjeç dhe Beqaj, 20 vjeç, u akuzuan për prodhimin e kanabisit në njësinë në Lanarkshire. Ata u liruan pasi u deklaruan të pafajshëm në Gjykatën e Sherifit të Airdrie të martën.

Shqiptarët pretenduan se ishin të mbyllur brenda godinës. Policia e Skocisë tha se bimët e kanabisit të sekuestruara kishin një vlerë prej 284,000 deri në 424,000 £.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit