Një ish-kryeprokurore e gjykatave të OKB-së për krimet e luftës ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të arrestohet për pushtimin e Ukrainës.
Karla Del Ponte e Zvicrës tha se urdhërarrestet ndërkombëtare duhet të lëshohen kundër Putinit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë rusë.
“Putini është një kriminel lufte,” tha ajo.
Del Ponte shërbeu si kryeprokuror në gjykatat penale ndërkombëtare të OKB-së për ish-Jugosllavinë dhe për Ruandën.
Një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë filloi muajin e kaluar pasi Rusia u akuzua për bombardimin e civilëve. Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC), Karim Khan i Mbretërisë së Bashkuar, tha se provat po mblidheshin mbi krimet e dyshuara të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin.