Dy burra janë gjetur të vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Njëri është gjetur i vdekur në banesën e tij në Fushë Kosovë, e tjetri në Bajqinë të Podujevës.
Me vendim të prokurorit, trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Të dy rastet po hetohen.
“Rr. Kongresi i Lushnjës, Fushë Kosovës, 01.04.2022 – 00:43. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML.
Fsh. Bajqinë, Podujevë, 01.04.2022 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës dhe sipas tij nuk vërehen shenja dhune. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML”, thuhet në raport.