Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se borëpastrueset kanë pastruar aksin rrugor Bogë-Theth.
ARRSH i bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në lëvizje përgjatë kësaj rruge dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës.
Njoftimi i ARRSH-së:
Pas punës pa ndërprerje, si pasojë e rënies së një orteku hapet rruga Bogë-Theth. Qarkullimi kryhet pa probleme. Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë