Kryeministri Edi Rama bën me dije se është mbyllur procesi i Këshillimit kombëtar ku morën pjesë më shumë se gjysmë milioni qytetarë.
Sipas Ramës me postë kanë dhënë mendimin e tyre 340 143 qytetarë, online 127 130 qytetarë dhe në tenda 95 922. Kreu i qeverisë siguron pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh.
“Dhe me një falënderim me gjithë zemër për mbi gjysmë milionë shprehje interesi për Këshillimin e parë Kombëtar, si edhe duke i siguruar të tërë pjesëmarrësit se zëri i tyre do të dëgjohet me respektin më të madh, ju uroj të gjithëve një fundjavë të qetë”, shkruan kryeministri.