-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta kujton masakrën e 2 prillit: Sakrifica e 4 dëshmorëve na udhëheq për mbrojtjen e votës

Kryesoret

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar masakrën e 2 prillit në Shkodër.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Meta ka treguar për sakrificën sublime të 4 protestuesve që u vranë për demokracinë e vendit.

“Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci!”, thekson Meta.

Postim i plotë

Nderojmë sot me përulje kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht, më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira.
Sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik, të votës së lirë e të barabartë dhe të dinjitetit njerëzor të çdo qytetari, për të rivendosur vendin plotësisht në shinat e demokracisë dhe garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci!
Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit!
LIRI, DEMOKRACI DHE DINJITET KOMBËTAR!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit