-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk e arrestuan Bllakon, Nano takon Krajën në SPAK

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka shkuar në SPAK për të takuan kryeprokurorin Arben Kraja.

Ende nuk dihen arsyet e zhvillimit të këtij takimi, por pikëpyetje të mëdha ka ngritur arrestimi apo dorëzimi i ish deputetit socialist Alqi Bllako. Pas vendimit të gjykatës për arrestimin e Bllakos, policia e shtetit nuk ka ndërmarr një veprim të tillë. Pas 12 orësh është mësuar se Bllako është vetëdorëzuar në polici.

NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT

Në orën 07:26 minuta të së djeshmes, Policia e Shtetit shpërndau njoftimin për shtyp: “Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, informon publikun se përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme. Sqarojmë se shtetasi Alqi Bllako është vetëdorëzuar konform detyrimit ligjor për zbatimin e masës së sigurisë ‘Arrest në burg’, lëshuar dje nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.

REAGIMI I SPAK

Menjëherë pas Policisë, ka reaguar Prokuroria e Posaçme duke detajuar të gjithë hapat ligjorë që janë ndjekur prej tyre me deputetin e vënë nën hetim dhe akuza.

Ata, pak orë pas njoftimit të Policisë, shpërndanë këtë njoftim: “Mbi caktimin dhe ekzekutimin e masës e sigurimit për shtetasin Alqi Bllako; Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.187 të vitit 2020, në Regjistrin e Njoftimit të Veprave Penale në Prokurorinë e Posaçme me datë 18.03.2022, është regjistruar emri i shtetasit Alqi Bllako, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale ‘Shpërdorimi i detyrës’, në bashkëpunim dhe ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë’, të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me shkresën Nr. 2407 Prot., datë 29.03.2022, Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme i ka kërkuar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa është shoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Me shkresën Nr.1274/4 Prot., datë 29.03.2022, ardhur nga Kuvendi, jemi njoftuar se kërkesa për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako do të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, që do zhvillohet me datë 30.03.2022, ora 18.00.

Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikëqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do të paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me shkresën Nr.1274/ 7 Prot., datë 30.03.2022 (ardhur në Prokurorinë e Posaçme në orën 19.40), na ka njoftuar për anulimin e mbledhjes së Këshillit për Rregullore, Mandatet dhe Imunitetin, për arsye se deputeti ka depozituar kërkesën për heqje dorë nga mandati deputetit. Neni 71, pika 2, shkronja ‘b’ e Kushtetutës parashikon se: ‘…mandati deputetit mbaron kur deputeti heq dorë nga mandati…’.

Me shkresën 2407/6 prot., datë 30.03.2022 (dorëzuar në gjykatë në orën 20:30) nga Prokuroria e Posaçme i është kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktimi i masës së sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për shtetasin Alqi Bllako, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 248, 25 dhe 260 të Kodit Penal.

Me vendimin Nr.26, datë 31.03.2022, Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurimit personal ‘Arrest në burg’, për shtetasin Alqi Bllako. Vendimi është vënë në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme në orën 15:30 të datës 31.03.2022.

Në orën 15:45 të datës 31.03.2022, vendimi i Gjykatës për caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Alqi Bllako u është dhënë për ekzekutim strukturave të Policisë së Shtetit.

Vendimi është ekzekutuar nga Policia e Shtetit në orën 03:30 të datës 01.04.2022. Sqarim: Caktimi i masave të sigurimit personal është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit