Kreu i administratës ushtarake të rajonit të Luhanskut tha se 2,700 civilë ishin evakuuar nga rajoni të shtunën, por forcat ruse kishin bombarduar njerëzit që evakuoheshin nga qytetet që kanë parë luftime të ashpra.
“Është e pamundur të negociosh me ‘Orkët’”, tha Serhiy Haidai. “Rusët po godasin qëllimisht gjatë evakuimeve. Pati predha pranë vendeve të takimit. Për fat të mirë, të gjithë janë gjallë.”
Haidai shtoi se disa ton ndihma humanitare u dërguan për ata që mbetën pas dhe oficerët e policisë kishin filluar tashmë ta transportonin atë në strehimoret e bombave.
“Më lejoni t’ju kujtoj se evakuimi vazhdon,” tha Haidai. Autobusët ju presin çdo mëngjes”.