-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rusia shton sulmet në lindje të Ukrainës, Kievi: Banorët të largohen sa më parë

Kryesoret

Ushtria ruse po i përqendron sulmet e saj në rajonet lindore të Ukrainës, tha Olexiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, ka pasur sulme ajrore në qytetet Mariupol, Harkiv dhe Çernihiv. Përveç industrisë së armëve, u prekën edhe zonat e banuara, tha ai, derisa Rusia mohon të ketë sulmuar civilët.

“Armiku” po përpiqet ta kthejë Çernihivin në një Mariupol të dytë, tha Arestovych.

Qyteti i Mariupolit është shkatërruar rëndë javët e fundit, kurse Çernihivi mund të arrihet ende me rrugë tokësore.

“Banorët mund të largohen nga qyteti dhe ta bëjnë këtë sa më parë”, tha ai.

Këshilltari i presidentit, Volodymyr Zelensky, pret që luftimet e rënda të vazhdojnë në Ukrainën lindore.

Trupat ukrainase kanë rimarrë më shumë se 30 fshatra përreth Kievit. Pas bisedimeve me Ukrainën, Rusia kishte rënë dakord të martën të reduktonte ndjeshëm operacionet e saj luftarake pranë Kievit dhe Çernihivit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit