-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shaip Kamberi: Stabilitetin e rajonit s’e garanton Serbia, NATO e ka rrethuar

Kryesoret

I vetmi deputet shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberin, flet për situatën në rajonin e Ballkanit pas luftës që është duke u zhvilluar prej më shumë se një muaji në Ukrainë.

Ai foli për të ardhmen e Serbisë pas zgjedhjeve të së dielës, por edhe pozicionimin e saj. Deputeti shqiptar theksoi se nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin e rajonit.
Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë për të vendosur qëndrimet e saj, për të marrë rrugën e duhur dhe për t’iu shmangur ekuilibrimit që po e zbaton me vite dhe në mënyrë të suksesshme, me Pekinin, Moskën, Uashingtonin dhe Brukselin. Serbia do të duhet të orientohet përfundimisht në njërën anë. Serbia, e cila pavarësisht se është nostalgjike ndaj Rusisë, pavarësisht interesave strategjike me Rusinë, e ka të vështirë të marrë anën e lindjes, ndërkohë që investimet e saj, në masën më të madhe, varen nga investimet e BE.

“Nëse Serbia do të merrte një përkrahje të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, mund të jetë një bazament që Moska mund ta përdorte për të destabilizuar Ballkanin. Megjithatë, situata nuk është kaq e thjesht, pavarësisht nostalgjive historike që kanë me Rusinë. Serbia është shumë e varur nga Perëndimi. Ajo është e rrethuar nga NATO dhe nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin rajonal, është prezenca e NATO gjithandej që nuk do ta lejojë një Serbi të Vuçiç apo të dikujt tjetër që të destabilizojë Ballkanin”, tha Shaip Kamberin.

Sa i përket zgjedhjeve të së dielës në Serbi, Kamberi theksoi se nuk pret ndryshime të mëdha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit