-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulohet skema, ja si i shpëtoj burgut grabitësi sarandjot

Kryesoret

45-vjeçari nga Saranda Leonard Kumaraku është larguar nga qelia e paraburgimit.

Gjykata e Sarandës e dënoi atë në total me 1 vit e 4 muaj burg pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar për veprat penale “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, por duke e shpallur të pafajshëm për “vjedhje me dhunë”.

Ai u arrestua në 9 maj të një viti më parë pas denoncimit të punonjëses së një agjensie sigurimesh në Sarandë.

Ajo ishte duke tërhequr para në një bankomat mbi shëtitoren e qytetit kur pranë saj u afrua Kumaraku me një thikë në dorë duke i kërkuar para, por që më pas iku pa e realizuar planin e tij, ndoshta duke vënë re praninë e kamerave të sigurisë.

Shkak për lirimin e Kumarakut në 30 mars është bërë fakti që kohëzgjatja e paraburgimit të vuajtur është më e madhe se dënimi i caktuar me vendimin nr. 23-2022-10, datë 11.01.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Jorgo Kumaraku, 45-vjeç është një person me precedentë penalë, i dënuar më parë për vjedhje, por dhe për trafik droge. Në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” ne Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg.

Në vitin 2008 i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë. Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg.

Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” në Sarandë.

Një ditë pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit