Një aksident me pesë persona të plagosur është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fushë Krujë-Tiranë.
Makina me të cilën personat e plagosur udhëtonin, doli nga rruga dhe ra në kanal.
Të plagosurit janë transportuar në spital. Policia ka nisur hetimet për aksidentin.