Nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka, ka ardhur reagimi i parë mbi ngjarjet e ndodhura në Bucha të Ukrainës, ku qindra persona janë gjetur rrugëve të vrarë, me duar të lidhura pas shpine, si edhe disa varre masive janë zbuluar.
Kjo, sipas kryediplomates shqiptare, është “treguesi më i qartë deri tani, i natyrës së vërtetë kriminale të regjimit rus”.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Xhaçka ka shkruar se është e tronditur nga provat e krimeve të kryera nga Ushtria ruse në Bucha.
“Imazhet e qytetarëve të vdekur e të dergjur rrugëve të qyteteve të çliruara ukrainase, përfshi historitë e dokumentuara të përdhunimeve apo shkatërrimi shokues i qyteteve të tëra, janë treguesi i vërtetë i regjimit kriminal rus”, shkruan ajo.