Ditën e sotme presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka vizituar disa prej ushtarëve të plagosur. Ai i ka përgëzuar për guximin që kanë treguar në mbrojtjen e vendit kundër pushtuesve
“.Ushtarët tanë mbrojnë me guxim dhe zell kufijtë e shtetit tonë. Kam vizituar mbrojtësit ukrainas që pësuan lëndime në luftimet për Kharkiv, Cernihiv, Gostomel dhe në përleshjet me grupet e armikut. Ju uroj shërim të shpejtë djema”, shkruan Zelensky në Facebook.