Një zënkë ka ndodhur ditën e sotme në një lagje të Tiranës. Në videon e mëposhtme të publikuar nga JOQ Albania, shihet një grua e cila nuk lejon makinën që të kalojë. Teksa ajo flet në telefon, një tjetër e ka marrë dhe e ka tërhequr këtej, në mënyrë që t’i hapte rrugë makinës.
Teka makina ka mundur të kalojë, drejtuesi uli xhamin për të biseduar me gruan, por kjo e fundit i futi duart në fyt. Ky veprim, sipas drejtuesit ka qenë i papranueshëm dhe ai menjëherë doli jashtë duke u përpjekur që të godasë gruan, por disa persona të tjerë e hoqën.