Një hetim i diskredituar nga botuesi holandez Ambo Anthos mbi “tradhtinë” e mundshme të adoleshentes hebreje Ana Frank, tha se libri i saj do të rikthehej pas një raporti kritik mbi gjetjet e tij.
“Tradhtia e Ana Frank: Një hetim i rastit të ftohtë”, nga autorja kanadeze më e shitur, Rosemary Sullivan, është hedhur poshtë gjerësisht nga ekspertët që nga publikimi i tij në janar.
Libri emëronte një noter hebre, Arnold van den Bergh, si të dyshuarin kryesor për ekspozimin e strehës së familjes para nazistëve.
Pati një reagim të ashpër nga grupet hebraike, historianët dhe studiuesit e pavarur, të cilët më pas kritikuan përfundimin e ekipit të rastit të ftohtë.
Muajin e kaluar, grupi kryesor për komunitetet kombëtare hebreje të Evropës i kërkoi HarperCollins të tërheqë botimin në anglisht, duke thënë se kishte njollosur kujtesën e Ana Frank-ut dhe dinjitetin e të mbijetuarve të Holokaustit.
Të martën, një kundër-raport nga ekspertët dhe historianët e Luftës së Dytë Botërore u publikua në Holandë, duke thënë se përfundimet e ekipit të rastit të ftohtë, të udhëhequr nga një hetues i pensionuar i FBI-së amerikane, nuk i rezistuan shqyrtimit profesional.
“Nuk ka asnjë provë serioze për këtë akuzë të rëndë”, zbuluan ekspertët.
Në kundërpërgjigje, Anthos tha se, duke u “bazuar te përfundimet e këtij raporti, kemi vendosur që libri të mos jetë më i disponueshëm. Ne do t’u bëjmë thirrje librarive që të kthejnë stokun e tyre”.
Versioni në anglisht i librit u botua nga HarperCollins.
Ditari i Anës për jetën e fshehur është përkthyer në 60 gjuhë.
Ajo dhe shtatë hebrenj të tjerë u zbuluan në gusht të vitit 1944, pasi i kishin shpëtuar kapjes për gati dy vjet në një aneks të fshehtë mbi një magazinë buzë kanalit në Amsterdam. Të gjithë u deportuan dhe Ana vdiq në kampin Bergen Belsen në moshën 15-vjeçare.









