Një video nga koncerti i këngëtarit të njohur Ledri Vula është bërë virale në rrjet.
Teksa ky i fundit është duke kënduar sytë i shkojnë te syzet e një vajze dhe tenton të negociojë me këtë të fundit për t’ja blerë.
“A po mi shet?”, e pyet Ledri duke bërë humor nëse janë origjinale apo të blera në Turqi. Në fund, ai ia kthen syzet fanses me pretekstin se asaj i rrinë më mirë.









