Kryeministri Edi Rama, këtë të shtunë feston 62-vjetorin e lindjes, duke marrë një sërë urimesh nga qytetarë, bashkëpunëtorë dhe figura publike.
Në postimin e tij në facebook ka ndarë një foto të tij me flamingo të realizuar me Inteligjencë Artificiale, duke u shprehur shprehet se e ka të pamundur t’u përgjigjet individualisht të gjitha urimeve, ndërsa ka ironizuar komentet negative.
Postimi i Ramës
❤️FALEMINDERIT për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon🙏
E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot😍









